Disa të plagosur nga sulmet e Iranit, Netanyahu thirrje izraelitëve: Mund të dilni nga strehimoret

14/06/2025 07:04

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar izraelitët se mund të largohen nga vendet ku janë strehuar, pas një vale të re raketash hakmarrëse të hedhura mbi Izrael nga Irani.

Në një fjalim të shtunën në mbrëmje, Netanyahu tha se “regjimi iranian nuk ka qenë kurrë më i dobët”, duke shtuar: “Kjo është një mundësi për popullin iranian që të ngrihet kundër regjimit”.

Netanyahu iu drejtua gjithashtu drejtpërdrejt popullit iranian, duke thënë: “Unë jam me ju, populli izraelit është me ju.”

Ekipet e shpëtimit izraelitë thanë se shtatë persona u plagosën në qendër të vendit, menjëherë pasi Irani qëlloi një breshëri raketash drejt Izraelit.

Ndërkohë, ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se Irani “ka kaluar vijat e kuqe duke lëshuar raketa drejt zonave civile izraelite”, duke shtuar se “Teherani do të paguajë një çmim të rëndë”.

Vala e fundit e sulmeve hakmarrëse me raketa të Iranit në të gjithë Izraelin vjen pas sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit, të cilat shënjestruan objektet bërthamore, duke vrarë komandantë dhe shkencëtarë.

Top Channel