Shmanget tragjedia në Durrës! Tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga çatia, shpëtohet 35-vjeçari
13/06/2025 11:24
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme, ku një burrë ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga çatia e një shtëpie në zonën e kënetës në Durrës.
I identifikuar si Artan Perfundi, ai është konstatuar në kohë nga qytetarët, të cilët kanë kërkuar ndihmë për të. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe efektivë të policisë, të cilët kanë ndërhyrë duke e neutralizuar dhe zbritur të sigurt nga çatia.
Sipas burimeve nga policia, dyshohet se Perfundi vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe përballet gjithashtu me probleme familjare.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, është shmangur një tragjedi.
Top Channel