Sherr mes dy vëllezërve për pronat, njëri arrestohet dhe tjetri procedohet

13/06/2025 10:41

E pësojnë dy vëllezërit të cilët u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive pronësie.

Në pranga ka rënë njëri prej tyre, shtetasi V.R., 58 vjeç, ndërsa është proceduar penalisht vëllai i tij, shtetasi me iniciale A.R., 60 vjeç.

Sipas uniformave blu, 58-vjeçari ka shkelur vendimin e gjykatës, pasi 60-vjeçari ishte i pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin V. R., 58 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 60 vjeç, të dy banues në Orman (vëllezër), pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive pronësie. 58-vjeçari ka shkelur vendimin e gjykatës, pasi 60-vjeçari ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel