
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur i hapur për të nisur një diskutim brenda opozitës për nxjerrjen e një kandidati të përbashkët në zgjedhjet e mundshme të parakohshme për Bashkinë e Tiranës.
Megjithatë ai ka hedhur poshtë propozimin e ish-deputetit të PD-së, Agron Shehaj, që kandidati i përbashkët të mos jetë një figure politike.
Pyetje: Agron Shehaj ka deklaruar se partitë opozitare do të duhet të dalin me një kandidat jo politik në zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiranës, a do e mbështesni ju këtë propozim?
Berisha: Për të dalë partitë opozitare me një kandidat këtë e mbështes plotësisht, por që të pretendohet të zgjidhet kryetari i bashkisë së kryeqytetit një njeri jo politik, këtë s’e kam dëgjuar ndonjëherë.
Ai të paktën duhet të ketë një program në të cilin çmonton të gjithë batërdinë bazuar në politikën e narkoshtetit që u bë në Tiranë. Nuk e di se ç’nënkuptohet duke marrë një kandidat apolitik. S’e kam të qartë, por një kandiat të përbashkët jam dakord.
Top Channel