Video/ Aksidenti ajror në Indi, dalin pamjet e momentit kur avioni përplaset me tokën dhe shpërthen

12/06/2025 13:40

Videoja e momentit kur avioni i Air India u rrëzua në Ahmedabad të Indisë po qarkullon në media sociale.

Boeing 787 Dreamliner u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Ndërkombëtar, Sardar Vallabhbhai Patel me destinacion Londrën.

Sipas IndiaToday, në bordin e avionit ndodheshin 242 persona, nga të cilët 230 ishin pasagjerë dhe 12 ishin anëtarë të ekuipazhit.

Videoja tregon momentin e impaktit të avionit me tokën duke shkaktuar një shpërthim të madh dhe tym të zi të dendur që ngrihet në qiell.

Avioni u rrëzua në një zonë banimi jashtë perimetrit të aeroportit.

Top Channel