Tre vajza adoleshente sulmojnë brutalisht një 75-vjeçar në Britani dhe regjistrojnë momentin me celular

12/06/2025 15:42

Publiku britanik po e ndjek i tronditur rastin e tre vajzave adoleshente që rrëfyen vrasjen e një burri 75-vjeçar në Londër, duke e regjistruar sulmin në video.

Publiku britanik po e ndjek me vëmendjen rastin e tre vajzave adoleshente që rrëfyen vrasjen e një burri 75-vjeçar në Londër, duke e regjistruar sulmin në video.

Freddy Rivero ishte pranë një stacioni autobusi në Islington, në veri të Londrës, më 27 shkurt, kur adoleshentet zbritën nga një autobus dhe e rrethuan.

Vajzat, të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç, e shtynë, e shqelmuan dhe e goditën me grusht burrin e moshuar, ndërsa njëra prej tyre filmoi incidentin në telefonin e saj celular dhe i mori syzet.

Si pjesë e hetimit, policia zbuloi pamjet e kamerave të sigurisë që regjistruan sulmin, të cilat tregojnë vajzën më të madhe duke e goditur viktimën në kokë, duke e bërë atë të rrëzohet prapa, sipas Daily Mail.

Policia u thirr në orën 23:25 pas raportimeve për një rrëmujë dhe e gjeti të moshuarin pa ndjenja në trotuar me një dëmtim të rëndë në kokë dhe pa puls. 75-vjeçari u dërgua në spital ku vdiq.

Tre adoleshentet u paraqitën në gjykatë të enjten dhe pranuan fajësinë për vrasje të paqëllimshme. Gjykatësja Judy Hahn urdhëroi që tre vajzat të akuzohen dhe të mbahen në paraburgim deri në dënimin e tyre më 5 shtator.

Freddy Rivero ishte një “baba shumë i dashur” dhe familja e tij u “shkatërrua nga vdekja e tij”, sipas një deklarate të policisë. Vajza, ish-gruaja dhe kushërinjtë e 75-vjeçarit ishin në gjykatë për seancën dëgjimore të enjten.

Top Channel