Tragjedia me mbi 200 viktima në Indi, presidenti Begaj: Shpreh ngushëllimet në emër të Shqipërisë

12/06/2025 16:20

Presidenti Bajram Begaj i ka shprehur solidaritet në emër të Shqipërisë, pas ngjarjes tragjike në Indi ku nga rrëzimi i një avioni kanë humbur jetën rreth 200 viktima.

“Thellësisht i trishtuar nga rrëzimi tragjik i avionit në Ahmedabad. Në emër të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe popullit të Indisë. Në këtë moment të dhimbshëm, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit”-thuhet në reagimin e Begajt.

 

Top Channel