Të akuzuar si pjestarë të organizatave kriminale, ekstradohen në Itali 3 shtetas shqiptarë

12/06/2025 15:07

Ekstradohen në Itali 3 shtetas shqiptar të akuzuar si pjestarë organizatash kriminale nga gjykatat italiane.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, bën me dije se Ervin Dema, Edmond Zhuja dhe Klaus Nikolli të shpallur në kërkim ndërkombëtar, do të ekstradohen për llogari të shtetit Italian.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana/ Ekstradohen në Itali, 3 pjesëtarë organizatash kriminale.

Në vijim të bashkëpunimit solid ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizuan në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, në Itali, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë:

E.D., 40 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

E.Zh.,41 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

K.N., 33 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Top Channel