Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Avokati zbulon dëshminë e kopshtarit: Ndihmoi për të futur trupin në makinë, por…

12/06/2025 12:05

Festim Bexhdili, i njohur si kopshtari i resortit ku u shfaq për herë të fundit gati pesë vjet më parë pengu Jan Prenga akuzoi se prokuroria ka kryer këqyrje të gabuara të kamerave të sigurisë ku shfaqen momentet e pengmarrjes.

Klienti im tha avokati i të akuzuarit të SPAK , nuk është në makinën që transporton pengun , pra Festim Bixhdili nuk ka hipur në këtë makinë shtoi avokati Ilir Murati.

Në fakt Bixhdili u shpresua nga prokurorët se do të mungonte të tregonte se çfarë ndodhi pas këtij momenti me pengun trupi i të cilit është i zhdukur, por ai thotë se vetëm ka ndihmuar për transportimin e Prengës nga njëra makinë tek tjetra, dhe se këtu merr fund roli i tij.

SPAK replikoi se kopshtari i mbështolli pengun me qese dhe se rezulton që ai të ketë dalë nga kompleksi, një moment që kundërshtohet nga i akuzuari. Mbas rrëmbimit të Jan Prengës për llogari të humbjes së përmbi 200 kilogramëve drogë në Angli, prokuroria vlerëson se porosia u dha nga Gentian Funiqi dhe Gramoz Rexhepi, ky i fundit mbasi iu dorëzua Shqipërisë hedh poshtë çdo njohje me Funiqin.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se gjykata vendosi të sjellë forcërisht Dritan Rexhepin në gjyq.

Ai duhet të pyetet mbi rrethanat e ngjarjes që e mohon, ndërsa në gjykim përfaqësohej vetëm nga avokati. Seanca e radhës mbahet këtë të premte në orën 09:00.

Megjithatë edhe i pandehuri tjetër Aldo Majnishta, i cili ishte sjellë forcërisht sipas të njëjtit urdhër refuzoi tu përgjigjet pyetjeve. Ai tha dua të përfitoj nga e drejta për të mos dhënë deklarime.

 

Top Channel