Në kërkim ndërkombëtar nga Hungaria, pas 1 viti paraburgim, Apeli liron 39-vjeçarin
12/06/2025 18:01
Gjykata e Apelit ka liruar nga paraburgimi një 39-vjeçar nga Kosova, i arrestuar një vit më parë për kalim të paligjshëm emigrantësh.
Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Jeton Dervishaj. Shkalla e Parë kishte vendosur pro ekstradimit, ndërsa avokati Sokol Tahiraj ankimoi vendimin.
Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e avokatit dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.
Ai u arrestua në Morinë në mars të vitit të shkuar. Gjykata në Hungari e ka dënuar atë, me 2 vjet burgim, për kalim të kundërligjshëm emigrantësh, ndërsa Gjykata e Lartë në Serbi ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti, për të njëjtën veprimtari kriminale.
Top Channel