“Është i paaftë”, guvernatori i Kalifornisë sulmon sërish Trump-in: E ka humbur mendjen, nuk është më i njëjti!

12/06/2025 16:48

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, vijon sulmet ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, duke e quajtur të paaftë.

Sipas tij ‘Trump e ka humbur mendjen, nuk është më i njëjti’.

Ai nuk është i njëjti njeri që takova katër vite më parë. Ai është i paaftë. Ai e ka humbur mendjen“, tha Newsom në Fox LA ditët e fundit, duke shkaktuar një raund të ri konfrontimi me udhëheqësin republikan.

Komentet e Newsom janë pjesë e një fushate të gjerë sulmesh personale që ai ka nisur gjatë javës së kaluar.

Ndër të tjera guvernatori e ka quajtur Trump ‘një kërcënim për demokracinë’ dhe ka akuzuar politikat e tij si një rrugë drejt autoritarizmit.

Në javët e fundit, emri i guvernatorit është lakuar si një kandidaturë e mundshme për garën presidenciale të vitit 2028.

Top Channel