Sherr në zonën e “Ali Demit”, raportohet për të shtëna me armë! Gjenden gëzhoja në vendngjarje

11/06/2025 07:17
Foto ilustruese

Një konflikt mes disa personash ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Ali Demit”.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë.

Deri më tani nuk raportohet për të plagosur, teksa policia që prej orëve të vona të mbrëmjes së djeshme po merret me krehjen e zonës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, por ende nuk ka një reagim zyrtar nga uniformat blu.

Top Channel