Në kërkim ndërkombëtar për plagosje me thikë, arrestohet dhe ekstradohet nga Greqia 26-vjeçari shqiptar

11/06/2025 14:03

Është arrestuar dhe ekstraduar nga Greqia një 26-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vitin 2023, gjykata e Beratit caktoi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin me iniciale A.B., për veprën penale ‘plagosje e rëndë me dashje’.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Llukan Prifti’.

“Plagosi rëndë, me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit me të, në Kuçovë, kapet në Greqi dhe ekstradohet në Shqipëri, 26-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u lokalizua dhe u kap nga Policia greke, si dhe u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, B. A., 26 vjeç, i lindur në Kuçovë.

Në vitin 2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ai akuzohet se në vitin 2023, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, ka plagosur rëndë, disa herë, me mjet prerës (thikë), shtetasin E. B., gjatë një konflikti të çastit me të.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel