
Goditet një tjetër rast i kultivimit të narkotikëve në fshatin Mgullë në Kukës.
Si pasojë është arrestuar një 60-vjeçarm ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij.
Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit për ‘shpërdorim detyre’.
Njoftimi:
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Kukës, në kuadër të operacionit anticannabis të koduar “Koordinata”.
Goditet 1 rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Mgullë.
Identifikohen 2 autorët e dyshuar (vëllezër). Vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim tjetri.
Procedohet në gjendje të lirë kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre.
Në vijim të operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, kanë konstatuar në pronën e shtetasve Q. P. dhe P. P., në fshatin Mgullë, 29 kubikë me fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin Q. P., 60 vjeç, dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin P. P., banues në fshatin Mgullë, autorë të dyshuar të këtij rasti.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Mgullë, shtetasin K. Ç., banues në këtë fshat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.
Top Channel