“E bleva para se Elon Musk të çmendej”, francezët kundër Teslës: Simbol i ekstremit të djathtë!

11/06/2025 14:22

Një grup klientësh të Tesla-s në Francë kanë ngritur një padi kundër kompanisë së Elon Muskut, sepse i konsiderojnë automjetet e saj si simbole të ekstremit të djathtë.

Ata ndiejnë se kanë vuajtur pasoja direkte dhe konkrete nga mënyra sesi Tesla asociohet tani me veprimet e Muskut”, thanë përfaqësuesit ligjore të personave në fjalë, duke kujtuar këtu përfshirë lidhjet e miliarderit me administratën e Trump dhe mbështetjen e tij publike për parti të ekstremit të djathtë në Evropë, si Alternativa për Gjermaninë (AfD).

France24 thotë se rreth 10 klientë francezë të firmës amerikane kërkojnë, që i kanë marrë makinat e saj me qira afatgjatë, kërkojnë ndërprerjen e kontratave dhe rimbursimin e kostove ligjore. Padia, e paraqitur në Gjykatën Tregtare të Parisit, vjen në një kohë kur shitjet e Tesla-s në Bashkimin Evropian janë përgjysmuar që nga fillimi i vitit, rënie që lidhet me aktivitetet politike të Musk.

Jo vetëm në kontinentin e vjetër, por edhe më gjerë, automjetet Tesla janë bërë objekt vandalizmi, dhe disa drejtues kanë raportuar se janë fyer për përdorimin e tyre, që në rrjetet sociale po cilësohen si “swasti-makina”. Madje disa pronarë kanë filluar të vendosin ngjitëse mbi makina ku shkruhet: “E bleva para se Elon të çmendej”!

Top Channel