
Hapja e 42 kutive të qarkut Dibër nxori zbuluar numëruesit e partive, të cilët kishin tjetërsuar votat e kandidatëve preferencialë të Partisë Demokratike.
Rinumerimi i fletëve të votimit faktoi trafikimin e votave brenda llojit, pasi Xhemal Gjunkshit i ishin zhdukur 17 vota, ndërsa Përparim Spahiut i kishin kaluar 49 vota më shumë. Hapja e kutive ngushtoi diferencën me 54 vota mes dy kandidatëve, por nuk ndryshoi renditjen e tyre në listën e hapur.
Gjunkshi: U faktua manipulimi.
Rikuperimi i votave bëri që Xhemal Gjunkshi të dilte me një kërkesë të re: për këqyrjen e pamjeve filmike dhe krahasimin e votave në kuti, hapjen e 15 kutive të Bashkisë Mat, përfshirë dhe leximin e votave të diasporës, por këtë herë hasi në kundërshtimin e të gjithë anëtarëve të KAS.
Rusmali: Tani është çështje penale.
Gjunkshi: Po, ju më jepni të drejtë për tjetërsimin e votave, por më thoni jo për renditjen.
Pas rrëzimit të tri kërkesave nga KAS, Xhemal Gjunkshi pritet ta zhvendosë betejën e tij në Kolegjin Zgjedhor. Demokratët në qarkun Dibër morën vetëm dy mandate në listën e mbyllur, ndërsa renditja në listën e hapur ka rëndësi vetëm në rast të një skenari ku një prej kolegëve fitues largohet me dëshirë apo humb mandatin.
Top Channel