Akuzohet për pengim të drejtësisë/ Gjykata e Tiranës veçon çështjen ndaj Ahmed Kalasë, dyshohet se refuzoi të dorëzojë pamjet filmike

11/06/2025 12:43

Gjykata e Tiranës nisi seancën për dosjen penale në ngarkim të imamit Ahmed Kalaja dhe personave të tjerë të hetuar në lidhje me ngjarjen e vitit 2022, ku u shpërndanë materiale me përmbajtje nxitëse ndërfetare.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi të veçojë çështjen ndaj Kalasë, i cili akuzohet për “pengim të zbardhjes së së vërtetës”, nën dyshimet  se ka refuzuar të dorëzojë pamje filmike të rëndësishme për hetimin. Ndaj tij çështja do të mbahet i veçuar në një proces të pavarur.

Ndërkohë, të akuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë hetim janë kaluar për gjykim.

Kalaja nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij.

Top Channel