
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi se SHBA do të shkurtojë ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Në një ndryshim të dukshëm nga politika amerikane nën presidentin e mëparshëm Joe Biden, Hegseth thotë se administrata Trump favorizon një zgjidhje të negociuar në vend të mbështetjes së vazhdueshme ushtarake.
SHBA-të kanë ofruar rreth 66 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në shkurt 2022.
“Është një reduktim në këtë buxhet. Kjo administratë ka një pikëpamje shumë të ndryshme për atë konflikt. Ne besojmë se një zgjidhje paqësore e negociuar është në interesin më të mirë të të dyja palëve dhe në interesat e kombit tonë, veçanërisht me të gjitha interesat konkurruese në të gjithë globin”, tha ai.
Njoftimi vjen ndërsa Rusia vazhdon të nisë sulme pothuajse të përditshme me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës.
Sulmet e nisura nga Moska të hënën në mëngjes përbënin sulmin më të madh ajror me të cilin është përballur Ukraina që nga fillimi i luftës, me ushtrinë e Kievit që raportoi se 479 dronë dhe 20 raketa u qëlluan nga Rusia.
Nga sulmi mbetën të vrarë 3 perona dhe u plagosën 57 të tjerë.
Top Channel