
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se kundërshton ndërmarrjen e veprimeve ushtarake ndaj Iranit në këtë kohë, sepse beson se ekziston mundësia e arritjes së një marrëveshjeje me mbi programin bërthamor, raportoi Axios, duke cituar një zyrtar izraelit dhe një amerikan.
Sipas Axios, presidenti Trump i bëri këto komente gjatë një telefonate me Netanyahun të hënën.
Raporti thotë se gjatë telefonatës 40-minutëshe, Netanyahu i tha Trump se iranianët janë ekspertë në pengim dhe për këtë arsye duhet t’u paraqitet një kërcënim i besueshëm ushtarak. Trump nuk u bind nga arsyetimi, tha një zyrtar izraelit.
Nga ana e tij, Trump i tha Netanyahut se iranianët janë “kokëfortë” dhe se është i zhgënjyer me sjelljen e tyre, por beson se ata mund të binden dhe të bien dakord.
Telefonata midis Trump dhe Netanyahut ndodhi disa ditë para skadimit të një afati dy-mujor që Trump i dha Iranit për të arritur një marrëveshje.
Ndërkohë, Irani po finalizon përgjigjen e tij ndaj propozimit të SHBA-së që pritet ta refuzojë zyrtarisht këtë javë.
Raundi i gjashtë i bisedimeve midis të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pritet të zhvillohet në Oman këtë të diel.
Top Channel