Pretendimet e PD se fletët e votimit të PS nga Greqia u plotësuan nga e njëjta dorë, KAS hap një kuti votimi për qarkun e Beratit

10/06/2025 11:07

Pas pretendimeve të Partisë Demokratike se fletët e votimit të diasporës të ardhura nga Greqia janë plotësuar nga një person i vetëm, KAS ka hapur një kuti të qarkut të Beratit.

PD pretendoi për disa kuti të diasporës që kishin fletë votimi të shenjuara nga e njëjta dorë në proces, duke kërkuar hapjen e tyre. Kështu KAS vendosi hapjen e një kutie, ku megjithatë vendimi do të merret pas seancave të sotme.

Sipas Partisë Socialiste nuk ka prova mbi pretendimet e PD-së.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se kutia është hapur dhe se po shihen vetën votat që janë për PS. Në total janë 168 vota.

Përfaqësuesi i PD-ADSHM, Franc Nuri shprehet se “nga fletët e votimit kam identifikuar disa fletë votimi që dyshohet se janë nga e njëjta dorë me stilolaps të njëjtë dhe kaligrafi të njëjtë”.

Top Channel