Parandalimi i përhapjes së murtajës te bagëtitë e imta, Ministria e Bujqësisë ndalon lëvizjen e dhenve e dhive në gjithë territorin

10/06/2025 17:37

Në kuadër të masave për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së sëmundjes Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR) në territorin e Republikës së Shqipërisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi, në të gjithë vendin.

Konkretisht, ndalohet lëvizja e këtyre kafshëve:

Nga një fermë në një tjetër;
Në kullota dhe mjedise të hapura;
Në panaire, tregje kafshësh dhe çdo formë tjetër grumbullimi.

Lëvizja e kafshëve të gjalla lejohet vetëm në drejtim të thertoreve, duke u shoqëruar detyrimisht me certifikatë shëndetësore veterinare, e cila duhet të jetë e lëshuar nga Veterineri Zyrtar përkatës.

Kjo masë ka karakter të përkohshëm dhe është ndërmarrë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve, sigurisë ushqimore dhe interesit të blegtorëve në vend.

Top Channel