Mijëra euro të fshehura në furgon, ndalohet në Portin e Vlorës shoferi që vinte nga Italia

10/06/2025 10:30

Një sasi eurosh të padeklaruara janë gjetur në një furgon gjatë kontrollit të automjeteve që kanë mbërritur sot në Portin e Vlorës nga Italia.

Sipas policisë kufitare të Vlorës, në mjetin tip Mercedes Benz tip Vito janë gjetur të fshehura 45 mijë euro.

Policia është duke marrë në pyetje drejtuesin e furgonit, Kreshnik Ramo si dhe burimin e eurove që ishin të fshehura.

“Rreth orës 08.00, gjatë përpunimit të tragetit të linjës Brindisi-Vlorë, shërbimet e DVKM Vlorë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip ‘Mercedes Benz Vito’, me drejtues mjeti shtetasin Kreshnik Ramo. Gjate kontrollit ne vijën e dytë, në sediljen e mjetit janë gjetur një sasi prej 45. 600 euro të padeklaruara”, njofton policia.

Ramo u shoqërua në polici dhe po kryhen veprimet proceduriale si i dyshuar për “Mosdeklarimi ne kufi i te hollave dhe sendeve me vlere”.

Top Channel