Zbulohen 5 lokale ku organizoheshin lojëra fati në Durrës, 3 të arrestuar dhe 7 të proceduar

09/06/2025 14:01

Zbulohen pesë lokale ku organizohen lojëra fati në Durrës.

Si pasojë janë arrestuar tre persona dhe janë duke u proceduar në gjendje të lirë shtatë të tjerë.

Gjatë kontrollit fizik në ambiente janë gjetur dhe sekuestruar 10 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Njoftimi:

DVP Durrës/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Zbulohen 5 lokale ku organizoheshin lojëra fati.

Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 7 të tjerë, pasi u kapën në flagrancë në këto lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë zbuluar 5 lokale ku organizoheshin lojëra fati (baste sportive).

Në vijim të veprimeve për këto raste:

-u arrestuan shtetasit A. N., 28 vjeç, E. K., 31 vjeç, E. K., 31 vjeç, të tre banues në Durrës;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. T., 22 vjeç, G. K., 22 vjeç, L. R., 65 vjeç, B. S., 57 vjeç, K. L., 44 vjeç, O. B., 18 vjeç dhe E. K., 56 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel