
Një ushtar britanik është arrestuar në Kenia nën akuzën për përdhunim, duke rikthyer vëmendjen tek polemikat e shumta që kanë shoqëruar për vite me radhë prezencën e ushtrisë britanike në vendin afrikan.
Incidenti i fundit ndodhi muajin e kaluar pranë Njësisë së Trajnimit të Ushtrisë Britanike në Kenia (BATUK), në qytetin Nanyuki, rreth 200 kilometra në veri të Nairobisë.
Sipas raportimeve, ushtari i dyshuar akuzohet për përdhunimin e një gruaje lokale, pasi ai dhe disa kolegë kishin vizituar një bar në qytet. Ai u arrestua dhe po merret në pyetje nga autoritetet britanike dhe keniane.
Hetimi është duke u zhvilluar nga Njësia e Krimeve të Rënda të Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, një strukturë e posaçme që merret me krimet e dyshuara të kryera nga personeli ushtarak brenda dhe jashtë territorit britanik.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar konfirmoi arrestimin:
“Sjellja kriminale dhe e papranueshme nuk ka vend në Forcat tona të Armatosura. Çdo rast i tillë hetohet në mënyrë të pavarur dhe të plotë.”
Top Channel