U kallëzua nga Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën për ta pyetur: Nëse nuk paraqitesh…
09/06/2025 19:19
Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur që të paraqitet në SPAK ora 10:00 nesër, për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Avokati i tij, Genc Gjokutaj ka dhënë detaje në lidhje me thirrjen nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.
“Nesër në orën 10.00 SPAK ka thirrur Dr. Berishën për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim që Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht kështu ndodh rëndom me Drejtësinë shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin”, shkruan në Facebook, avokati i tij Genc Gjokutaj.
Top Channel