
Presidenti amerikan, Donald Trump nisi një sulm të ri ndaj guvernatorit të Kalifornisë dhe kryetarit të bashkisë së Los Angelesit në një postim të ri në Truth Social, ndërsa njëkohësisht lavdëroi veten dhe administratën e tij për vendimin për të dërguar Gardën Kombëtare, me qëllim shpërndarjen e protestuesve.
“Ne morëm një vendim të shkëlqyer për të dërguar Gardën Kombëtare për t’u marrë me trazirat e dhunshme dhe të nxitura në Kaliforni. Nëse nuk do ta kishim bërë këtë, Los Anxhelosi do të ishte shkatërruar plotësisht”, tha fillimisht Trump përpara se të niste sulmin e tij ndaj Newsom dhe Bass.
“‘Guvernatori’ Gavin Newsom dhe ‘Kryetarja’ Karen Bass, krejtësisht të paaftë, duhet të thoshin: ‘FALEMINDERIT, PRESIDENT TRUMP, JE I SHKËLQYER. PA JU NE JEMI ASGJË, ZOTËRI.” Në vend të kësaj, ata zgjodhën t’i gënjenin njerëzit e Kalifornisë dhe Amerikës, duke thënë se ne nuk ishim të nevojshëm dhe se këto ishin ‘protesta paqësore’. Një vështrim i vetëm në fotot dhe videot e dhunës dhe shkatërrimit është i mjaftueshëm për të kuptuar. Ne gjithmonë do të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme për t’i mbajtur qytetarët tanë të sigurt, në mënyrë që, së bashku, ta BËJMË AMERIKËN PËRSËRI MADHËSHTORE!”
Top Channel