“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

09/06/2025 21:14

Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta, tha se protestat në Los Angeles ishin shpërbërë deri në momentin kur mbërritën trupat e para të Gardës Kombëtare të dielën.

“Që kur Trump njoftoi planin e tij për të vendosur trupa, situata në terren është përshkallëzuar me shpejtësi dhe trazirat u rritën gjatë natës, duke shkaktuar mbylljen e autostradave dhe duke i vënë njerëzit në rrezik”, tha Bonta gjatë një konference virtuale për shtyp sot.

Ai tha se situata nuk ishte e tillë të shtunën ose të dielën në mëngjes para se të vinin trupat e Gardës Kombëtare.

“Nuk do ta dimë kurrë se çfarë mund të kishte ndodhur nëse presidenti do t’i kishte lënë autoritetet tona shtetërore dhe lokale për të vazhduar punën e rëndësishme që ata tashmë po bënin dhe ishin më shumë se të aftë ta bënin”, tha Bonta.

Prokurori i Përgjithshëm tha se dhuna filloi pas lëvizjes së Trump për të thirrur trupat e Gardës Kombëtare. Ai e quajti urdhrin të panevojshëm, kundërproduktiv dhe më e rëndësishmja, të paligjshëm.

Sakaq, Bonta njoftoi se do të ngrihet një padi të hënën duke i kërkuar një gjykate federale të anulojë “veprimin e paligjshëm” të presidentit, Donald Trump për federalizimin e Gardës Kombëtare të Kalifornisë mes protestave në Los Angeles.

 

Top Channel