Hetimet ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, u shtynë me tre muaj nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Për këtë vendim reagoi ashpër avokati i Metës, Kujtim Cakrani, i cili pas seancës, në një deklaratë për mediat tha se me këtë vendim, SPAK ka tejkaluar të gjitha afatet.

Thonë se nuk janë mbledhur provat për të dhe e mbajnë në burg Presidentin e Republikës. Nuk janë mbledhur prova, nuk ka asnjë fakt pse mbahet dhe është absurde që presidenti qëndron në paraburgim. Presidentit i është komunikuar akuza, afati mbaron nesër, teksa SPAK e ka shtyrë me 6 muaj, erdha dhe më dhanë vendimin sot. Problemi qëndron pse mbahet presidenti ende në paraburgim, ai nuk është kundër hetimit dhe procesit, por pse mbahet? Presidenti Meta është rrëmbyer dhe SPAK-u është kthyer në një Prokurori politike. Hetimet kanë nisur 6 vite më parë. Çështja hetohet nga Tirana dhe jo SPAK, por SPAK po të donte kishte hetuar policët që rrëmbyen presidenti“, tha avokati.

Ish-presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi janë të pandehur dhe të akuzuar për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Top Channel