Senati italian miraton projektligjin për krimet kundër kafshëve, dënime më të ashpra për ata që i keqtrajtojnë ato

09/06/2025 09:39

Senati italian ka miratuar përfundimisht një projektligj të përbërë nga 15 nene që prezanton dënime më të ashpra për ata që kryejnë krime kundër kafshëve.

Qëllimi është mbrojtja e mirëqenies së kafshëve, duke njohur kafshët si kafshë që kanë një vlerë të caktuar ligjore dhe duke i caktuar detyrimin e shtetit për t’i mbrojtur ato.

Risitë:

Ndalimi i mbajtjes së qenve dhe kafshëve të tjera shtëpiake të lidhura me zinxhir, përveç për arsye të certifikuara shëndetësore ose sigurie.

Ndalimi i luftimeve klandestine me kafshë dhe garave të paligjshme me kuaj.

Ndalimi i shitjes së lëkurave dhe gëzofëve të maceve shtëpiake.

Rritje e dënimeve për ata që vrasin ose keqtrajtojnë kafshët, me burgim deri në 4 vjet për ata që shkaktojnë vdekjen e një kafshe përmes mizorisë.

Sekuestrimi dhe konfiskimi i kafshëve të përfshira në krim, me caktim përfundimtar te shoqatat e autorizuara.

Zgjerimi i përgjegjësisë administrative për kompanitë e përfshira në krime kundër kafshëve, me gjoba të majme dhe ndalime të aktiviteteve.

Top Channel