
Shqiptarëve produktet me origjinë shtazore po u kushtojnë gjithnjë e më tepër.
Nëse bëjmë një krahasim të çmimeve të bulmetit nga viti 2013 e deri më tani, një kilogram djathë lope kushton 133% më tepër, djathi i deles 136% më shumë, kurse gjalpi i freskët ka pësuar 100% rritje të çmimit.
“Në vitin 2013 djathin e lopës e gjenim me 300 lekë\kg, ndërsa sot kushton 700 lekë\kg. Djathi i deles ka qenë 550lekë\kg ndërsa sot kushton 1200-1300 lekë\kg. Djathi i freskët ka qenë 500 lekë\kg, tani kushton 1100 lekë\kg”,shprehet Artan Hazizaj, tregtar.
Të mbarështosh gjë të gjallë në Shqipëri është e mundimshme dhe aspak fitimprurëse, në mungesë të produkti vendas industria e përpunimit të qumështit dhe bizneset e mishit furnizohen me produkte importi. Nëse qumështi vjen nga Serbia, mishi ka si origjinë nga Rumaninë dhe Bullgarinë. E gjithë kjo ka bërë që një kg mishi viçi për konsumatorin vendas të kushtojë 71% më tepër. Edhe pse mishi i derrit vazhdon të jetë më i liri në treg, ai ka pësuar ndryshimin më të madhe të çmimit përgjatë këtij dhjetëvjeçari, duke shkuar 128% më shumë.
“Mishi në 2013 ka qenë me 700 lekë\kg , tani ka arritur 1100-1200. Mishi I gicit dikur kushtonte 350 lekë\kg, por sot kushton 800 lekë kg”, shton më tej tregtari.
Tregtarë e qytetarë, të gjithë janë në kërkim të shijes shqiptare, por për ta siguruar këtë është tepër e vështirë.
“Ne mundohemi që t’i gjejmë të gjithë këtu produktet por është shumë e vështirë. Imagjino në një fshat mund të gjesh vetëm një viç”, përfundoi Artan Hazizaj, tregtar.
Nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT në këtë 10 vjeçar të fundit numri I lopëve, deleve dhe dhive është përgjysmuar.
Në vitin 2013 kishim mijë gjedhë, ndërsa në 2013 263 mijë. Të imta në 2013 kishim 2.725.000 nga 1.846.000 që janë regjistruar në 2023.
Top Channel