“Po të isha unë shefi i kufirit, do ta arrestoja guvernatorit e Kalifornisë”, Trump: Gavin është djalë i mirë, por…

09/06/2025 20:48

Presidenti, Donald Trump sugjeroi që shefi i kufirit, Tom Homan duhet të arrestojë Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom.

Kur një gazetar në oborrin e Shtëpisë së Bardhë e pyeti sot Trump nëse Homan duhet të arrestojë Newsom, presidenti u përgjigj: “Do ta bëja nëse do të isha Tom. Gavin e pëlqen publicitetin”

“Më pëlqen Gavin Newsom. Ai është një djalë i mirë, por është shumë i paaftë. Të gjithë e dinë këtë. E tëra çfarë duhet të bësh është të shikosh hekurudhën e vogël që po ndërton”, tha Trump.

Trump gjithashtu i përshkroi protestuesit në Los Angeles si “agjitatorë profesionistë” dhe “kryengritës”.

Komentet e tij vijnë pasi Homan u përpoq të sqaronte në një intervistë me Fox News të hënën në mëngjes se ai nuk po bënte thirrje për arrestimin e Newsom.

“Nuk pati diskutim për arrestimin e Newsom”, tha Homan.

Ai i tha NBC News të shtunën se kushdo që bllokon zbatimin e ligjit për imigracionin në Los Angeles mund të përballet me arrestim, përfshirë guvernatorin dhe kryetaren e bashkisë së Los Angeles, Karen Bass.

Në një intervistë, Newsom e sfidoi Homanin të kryente një arrestim dhe iu përgjigj sugjerimit të Trump se ai mund të arrestohej.

“Kjo është një ditë që shpresoja se nuk do ta shihja kurrë në Amerikë. Nuk më intereson nëse je demokrat apo republikan, kjo është një vijë që nuk mund ta kalojmë si komb, ky është një hap i padyshimtë drejt autoritarizmit”, shkroi Newsom në X.

Top Channel