Lojëra fati me makineta dhe celularë! Arrestohet pronari i lokalit në kryeqytet, në pranga dhe dy klientë

09/06/2025 11:55

Një rast i paligjshëm i lojërave të fatit u godit në një nga lokalet e kryeqytetit.

Sipas policisë, në një lokal në rrugën “Petro Nini Luarasi” luheshin lojëra fati me makineta dhe me celularë. Gjatë kontrollit u arrestua pronari i biznesit si dhe dy klientët që u kapën në flagrancë.

Nga kontrollet në lokalin që administronte shtetasi M. D., u konstatua se ambienti ishte përshtatur me makineta dhe me celularë, që shërbenin për lojëra fati dhe për vënien e basteve sportive. Në lokal u kapën në flagrancë, duke luajtur, 2 të arrestuarit e tjerë“, njofton policia.

Top Channel