
Siguria ushqimore dhe shërbimi veterinar është pjesë e kapitullit 11 dhe 12 të BE.
Shqipëria për të qenë anëtarë e familjes së madhe europiane, duhet të prodhojë dhe të sigurojë produkte të sigurta sipas standardeve të vendeve anëtare dhe kjo si fillim bëhet duke përafruar ligjet për shëndetin e kafshëve dhe bimëve.
Zv/ministri i bujqësisë Arjan Jaupllari, raportoi para Komisionit të Ligjeve rëndësinë e projektligjit që lidhet me shëndetin e kafshëve, i cili ka për qellim të përcaktojë rregullat dhe kontrollin për sëmundjen e kafshëve të cilat transmetohen të kafshët dhe njerëzit, prandaj është koha që të bëhen ndryshime
“Promovon një qasje parandaluese bazuar në risk për menaxhimin e sëmundjeve të kafshëve, ai mbështet sektorët e blegtorisë dhe prodhimit të ushqimeve në vend në aspektin e qëndrueshmërisë së konkurrencës, rritjes së vendeve të punës, investimeve dhe eksportit të kafshëve të gjalla dhe produkteve shtazore. Ky ligj do të jetë një bazë e fortë ku do të mbështetemi në procesin e negociatave”, shprehet Arjan Jaupllari, zv/ministër i Bujqësisë.
Por duket se këto ndryshime ligjore vendosën në vështirësi edhe vetë relatorin.
“Përforcimi i sistemit të survejancës epidemiologjike dhe gjurmueshmërisë së kafshë”, shprehet Saimir Hasalla, Relator për projektligjin e “Shëndetit të Kafshëve”.
Për anëtarët opozitar të komisionit, këto ligje janë të parëndësishme para shëndetit të njerëzve.
Ligji për shëndetin e kafshëve dhe të bimëve ka për qellim jo vetëm garantimin e cilësisë së prodhimit, por edhe mbrojtjen e mjedisit.
Në mungesa të anëtarëve të komisioni, ligji do të votohet në seancën e radhës.
Top Channel