
Flakët në fushën e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës ditën e djeshme, kanë vënë në lëvizje autoritetet.
Policia njofton se u referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë.
Po ashtu, hetimi ka nisur ndaj A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë.
Ditën e djeshme, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur sipas policisë, kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit.
Top Channel