
4 punonjës të policisë kufitare të Kapshticës përfunduan në pranga mes tyre një përgjegjës turni pas zbulimit të një sasie droge në një automjet.
Kontrollet e imtësishme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore një ditë më parë në pikëkalimin kufitar të juglindjes me Greqinë, konstatuan se në njërin prej automjeteve ishte fshehur një sasi droge e llojeve të forta.
Të arrestuarit janë Valmir Balliu, Ylli Dushku me detyrë përgjegjës turni, dhe tre inspektorë Franc Bylyku, Lirim Hymetllari dhe Denion Myteberi.
Sipas të dhënave rezultoi se lënda narkotike në sasinë 6 kg ishte heroinë dhe ishte fshehur në një vend të përshtatur enkas në automjet ndërsa kishte si destinacion Greqinë.
Pas sekuestrimit të drogës gjatë aksionit të AMP, Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe forcave të kufirit u shoqëruan disa persona dhe u arrestua drejtuesi i mjetit identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Hetimet e mëtejshme për rastin bënë që në pranga të përfundojnë edhe 3 punonjësit e policisë kufitare si edhe përgjegjësi i turnit të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Top Channel