E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, radhë kilometrike automjetesh deri në Milot
08/06/2025 19:27
Kjo e diel ka sjellë një numër të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e fluksit të automjeteve në zonë.
Dalja masive nga plazhi në orët e pasdites ka shkaktuar trafik të rënduar që nga zona e Ranës së Hedhun e deri te kryqëzimi hyrës i Shëngjinit.
Rrjedhimisht, trafiku i rënduar vijon edhe përgjatë segmentit rrugor Shëngjin-Milot, duke krijuar vonesa dhe bllokime të herëpashershme për drejtuesit e mjeteve.
Top Channel