Gjendet i pajetë një person në Tiranë, nuk konstatohen shenja dhune
07/06/2025 14:43
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë.
Sipas uniformave blu, viktima është ende i paidentifikuar, por dyshohet se është rreth 60 vjeç.
Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.
“Rreth orës 13:20, në rrugën “Njazi Meka” është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetes dhe identifikimin e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel