E rëndë në Maliq! Gjendet i vetëvarur një 37-vjeçar, ja çfarë deklarojnë familjarët
07/06/2025 12:52
Gjendet i vetëvarur një 37 vjeçar në fshatin Sovjan të Maliqit.
Sipas informacioneve paraprake, 37 vjeçari u gjet nga familjarët i vetëvarur, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.
Mësohet se nga deklarimet e familjarëve viktima nuk ka pasur konflikte por nuk dihen shkaqet që e çuan drejt këtij akti të rëndë.
Grupi hetimor po shkon drejt vendngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Rreth orës 12:20 në fshatin Sovjan, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasi K. H., rreth 35 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel