Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës
07/06/2025 11:25
Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës për herën e 28-të.
Nuk ka kuorum vendimmarrje për formimin e komisionit zgjedhor për votimin e fshehtë.
“Kosova vazhdon të mbetet pa instituicione të konstituara për shkak të kryeneqësisë së Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Vlora Çitaku.
“Nuk është koha të barrikadohemi. Kosova është më e madhe se sa ne secili veç e veç”, ka shtuar nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës.
E pyetur nëse edhe në muajt e ardhshëm do të vijnë në Kuvend, muajt e pushimeve korrik dhe gusht, kur edhe Kuvendi i Kosovës do të duhej të përfundonte sesionin veror, ajo tha se i detyron Kushtetuta por se kjo situatë nuk duhet të normalizohet.
Top Channel