
Në orët e mbrëmjes, në qendër të Beogradit, është vrarë me armë zjarri një i ri 24-vjeçar.
Sipas informacioneve të nova.rs. i riu është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ministria e Punëve të Brendshme (MUP) ka bërë të ditur se dy persona të panjohur kanë qëlluar disa herë me armë zjarri dhe kanë goditur një burrë që ndodhej në vendin e shoferit në një automjet.
Autorët e krimit janë arrestuar ndërsa te njëri prej tyre është gjetur edhe një armë, me të cilët dyshohet se është vrarë i riu.
Tre të rinjtë e përfshirë në incident kanë qenë të njohur më parë për policinë, ndërsa autorët e krimit janë të lindur në vitet 2005 dhe 2009.
Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe policia po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat.
Top Channel