Festohet në Kukës Kurban Bajrami.

Qindra besimtarë myslimanë u mblodhën sot në xhaminë kryesore të qytetit për të kryer faljen e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit Islam.
Imami Fatjon Isufi përcolli urimet për paqe, solidaritet dhe mirësi për të gjithë besimtarët.
Urime të ngrohta u dhanë edhe nga vetë qytetarët, të cilët shprehën shpresën për më shumë shëndet, unitet dhe mirëkuptim mes njerëzve.

Top Channel