Tentativa e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, avokati Koçi paralajmëron “mbylljen” e dyerve të Parlamentit
05/06/2025 11:16
Avokati Arianit Koçi ka paralajmëruar një aksion simbolik sot pranë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke reaguar ndaj zvarritjes së procesit të konstituimit të legjislaturës së re.
Koçi ka bërë të ditur se do të tentojë të “mbyllë” dyert e Kuvendit për të mos lejuar daljen e deputetëve pa arritur një marrëveshje për konstituim. Sipas tij, vazhdimi i pafund i seancës konstituive është bërë i pajustifikueshëm dhe tregon mungesë përgjegjësie politike.
Kjo është hera e 27-të që tentohet konstituimi i Kuvendit.
Në vendin e protestës është parë edhe prania e Policisë së Kosovës, e cila po kujdeset për mbarëvajtjen e aksionit dhe ruajtjen e rendit publik.
Top Channel