“Nuk janë as 55 deputetë në sallë”/ PD kërkon ndërprerjen e seancës, Spiropali: S’ka nevojë për kuorum

05/06/2025 10:22

Partia Demokratike kërkon ndërprerjen e seancës plenare, me arsyetimin e mosplotësimit të kuorumit me 70 deputetë në sallë.

Ndërsa kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali nisi rendin e ditës, Flamur Noka përplasi duart mbi tavolinë. I bashkohet kundërshtisë edhe Ina Zhupa, ndërsa deputetët e PD debatuan me Spiroplalin.

Pjesë nga debati në Kuvend

Noka: Keni filluar seancën në kundërshti me rregulloren, këtu në sallë nuk janë as 55 deputetë. Do të thotë që pa kuorum seanca nuk fillon. Anuloni seancën, mos mendoni se kështu nuk sheh kush. Është në nderin e këtij parlamenti…

Spiropali: Ke ndonjë gjë për procesverbalin?

Noka: Ke 55-57 deputetë

Spiropali: Nuk kërkohet kuorum, vetëm për votim. Nuk ka kuptim, nuk kemi votim, vazhdohet me seancën

Noka: Si moj nuk paska interes, ta kthesh në..

Spiropali: Vijojmë me rendin e ditës

Bardhi: Nuk e di kush ta lexon rregulloren, shpresoj jo ai që kam në mendje. Nuk fillohet Kuvendi pa pasur 70 deputet në sallë, ky është një rregull në Kuvend.  E keni të vështirë t’i mblidhni deputetë por është përgjegjësia juaj. Nuk është fare e vërtetë që nuk ka nevojë për kuorum.

Top Channel