Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale, në pranga 2 prej tyre, në kërkim një tjetër

05/06/2025 08:41

Si rezultat i hetimeve të kryera mbi disa denoncime për vjedhje në banesa dhe biznese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, kanë mundësuar zbardhjen e autorësisë së katër rasteve.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë E.D 20 vjeç, i dyshuar për përfshirje në vjedhjen e një banese dhe dy lokaleve gjatë periudhës maj-qershor, u shpall në kërkim shtetasi E. G. 21 vjeç, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-qershor, kanë vjedhur para dhe sende me vlerë, në 1 banesë dhe në 2 lokale, u arrestua shtetasi A. K. 33 vjeç, pasi dje, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Arbanë. Si pasojë e këtij operacioni janë sekuestruar bizhuteri dhe një shumë lekësh, të dyshuara të vjedhura, si dhe një automjet.

Policia po punon për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel