
Dashnor Sula e shfrytëzoi fjalën e tij në një nga seancat e tij të fundit në Kuvend duke hedhur akuza ndaj demokratëve për humbjen e thellë të zgjedhjeve parlamentare.
Fajin për humbjen nuk e ka Edi Rama tha deputeti demokrat, por vetë dora e PD-së. Sula i bëri thirrje Sali Berishës të tërhiqet si kreu i PD.
“Pas as tre mandateve qëndrimi duhet të ishte më i fortë, ne humbëm edhe më thellë, pse ndodhi kjo. Nuk mjafton të thuash na u manipuluan votat. Këtë nuk e bëri Edi Rama, por ne me dorën tonë. Problemi nuk është numri, por besimi i qytetarëve. Cili është faji ynë, që kemi folur me njëri tjetrin, kemi ndarë PD në grupe por jo në vlera.
Faji ynë është që jemi marrë më shumë me njeri tjetrin sesa me qytetarët. Në vend të përfaqësojnë qytetarët, përfaqësuam interesat tona. Kjo është arsye pse demokratët nuk dolën në votime, nuk dolën me Ramën, por humbën besimin te ne. Atë që PS bëri, nxori kuajt politik të dërrmoheshin dhe të vriteshin me njëri tjetrin le ta themi kështu, për të siguruar vota. PD futi golloshat në lista të sigurta dhe në lista të hapura, njerëz anonim. Doktor hap rrugën, shijo jetën me familjen”-u shpreh Sula në.
Top Channel