
06/06 10:19
Andriy Yermak, shefi i stafit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha sot se gjatë vizitës së tij në Uashington, u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.
“Diskutuam situatën në vijën e frontit dhe nevojën për të forcuar mbështetjen për Ukrainën në fushën e mbrojtjes ajrore”, shkroi ai në një postim në aplikacionin Telegram.
“Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi takimin me rusët në Stamboll, rrjedhën e mëtejshme të negociatave, shkëmbimin e ardhshëm të të burgosurve dhe rëndësinë e kthimit të të gjithë pengjeve dhe fëmijëve që janë rrëmbyer nga Rusia.”, përfundoi Yermak.
Top Channel