
Rusia ka dhënë sërish një mesazh për Serbinë në lidhje me dërgimin e armëve në Ukrainë.
Moska është e bindur se Serbia i kupton rreziqet e rënies së produkteve të saj të kompleksit ushtarako-industrial në duart e Kievit, tha përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme Ruse, Maria Zakharova, gjatë një konference në Moskë.
Sipas saj, Rusia është e bindur se Beogradi zyrtar do të marrë masa efektive në lidhje me këtë çështje.
Rusia ka marrë parasysh premtimet e presidentit Aleksandar Vuçiç se Serbia do të ndërmarrë hapa për të ndaluar furnizimin e municioneve serbe në Ukrainë.
Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse deklaroi së fundmi se, pavarësisht neutralitetit të deklaruar të Beogradit, fabrikat serbe të mbrojtjes vazhdojnë të furnizojnë municione në Kiev.
Top Channel