
Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës së re ndërtimin së aksit të ri nga kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut në qytetin e Shkodrës.
Zëvendës kryeministrja njëkohësisht dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet nga afër ndërsa bëri të ditur se përfundimi I rrugës do të jetë para qershorit 2026.
“Shpresojmë që mos të jetë qershori siç është afati kontraktual momenti i dorëzimit të kësaj vepre, por të jetë shumë më përpara. Inxhinieri tha që do të jetë fundi i këtij viti, unë po them që edhe në qoftë se është pranvera që është sërish para afatit kontraktual, do të jetë shumë mirë, pasi në verë në zonën e Shkodrës, pra hyrja e Shkodrës është një zonë që afektohet shumë edhe nga trafiku i turistëve të cilët vijnë nga Mali i Zi në Shqipëri apo edhe anasjelltas”.
Vlera e projektit për këtë aks shkon deri në 8.4 mln euro teksa është parashikuar se ura ekzistuese do të ruhet dhe do të jetë funksionale edhe me dublimin e saj me një urë paralele. Sipas ministres Balluku ky aks do të jetë i rëndësishëm edhe për turistët që vijnë nga rajoni
“Do të jetë shumë mirë, pasi në verë në zonën e Shkodrës, pra hyrja e Shkodrës është një zonë që afektohet shumë edhe nga trafiku i turistëve të cilët vijnë nga Mali i Zi në Shqipëri apo edhe anasjelltas”.
Projekti konsiston në zgjerimin e rrugës me gjatësi 1600 m dhe me dublimin e urës ekzistuese të Bahçallëkut, e cila ka një gjatësi prej 180 m linear me 2 korsi kalimi.
Top Channel