
Përmes një konkursi ndërkombëtar, Agjencia e Korporatës Shqiptare të Investimeve, synon modernizimin e rezidencave qeveritare në funksion të turizmit.
Ky projekt kërkon të arrijë rigjallërimin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave. Konkursi ndërkombëtare për realizimin e projektit të investimit “Hospitality Albania“ zhvillohet nëpërmjet dy fazave: faza e kualifikimit dhe faza e përzgjedhjes. Kryeministrit Edi Rama, përshëndeti 7 Finalistët e Fazës të II-të..
“Sot, ne hapim një tjetër nga kapitujt e punës të Korporatës Shqiptare të Investimeve, kapitull i cili ka të bëjë me rrjetin e rezidencave të dikurshme qeveritare, të cilat prej shumë kohësh kanë mbetur në një limbo si rezultat i mospërdorimit të tyre për shkak të humbjes së funksionit faktikisht dhe eksperienca e dy rezidencave këtu në Tiranë, që tanimë janë transformuar, njëra në një shtëpi pritjeje të shtetit shqiptar për personalitete të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota në bashkëpunim me fondacionin e njohur francez Art Explora”-u shpreh kryeministri Edi Rama.
Ambicien e transformit të këtyre rezidencave kryeministri Rama e vlerësoi si një rrugë të re në të cilën do të ecet me sukses.
“Po shikojmë praktikisht potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar praktikisht hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin, të cilat deri dje kanë qenë shumë bazike dhe të drejtpërdrejta dhe e kanë privuar shtetin nga shumë kapacitete për të krijuar të ardhura, kështu që, duke i bashkuar këto interesa dhe duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm, si palë në sipërmarrje, ne po zhvillojmë një infrastrukturë të re, faktikisht financiare për shtetin, duke u bazuar tek modelet më të mira në Europë, që janë modele të simotrave të Agjencisë së Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe që në Itali apo në Spanjë zotërojnë asete dhe marrin të ardhura jashtëzakonisht mbresëlënëse, të cilat vihen në dispozicion të interesit publik.”
Top Channel