Banesa përfshihet nga flakët në Vlorë, e moshuara harron sobën ndezur
04/06/2025 19:10
Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen 1 Maji të qytetit të Vlorë.
Shkak i zjarrit ka qenë soba , ku sipas zjarrfikësve e moshuara e kishte harruar ndezur.
Zjarri ka dëme të konsiderueshme materiale ku pothuajse e gjithë shtëpia është dëmtuar nga zjarri dhe tymi. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.
Zjarrfikësit e Vlorës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit por pasojat janë të shumta.
Top Channel